Dëbora ka paralizuar tërë qarkun e Dibrës. 30% e njësive administrative janë pa energji elektrike prej dy ditësh, ndërsa rrugët rurale janë të bllokuara. Trashësia e dëborës në zonat e ulëta arrin në 50 cm, ndërsa në ato të thella dhe malore rreth 1.5 m.
Emergjente është situata në Njësinë Administrative Ostren, me rreth 5 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë, pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor.
Aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Situata shfaqet më problematike në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat e banuara, si Peshkopi dhe Bulqizë.