E mërkurë, 19 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Izolimi i Llallës/DASH: Do kapim “peshq” të tjerë, SHBA e ka marrë seriozisht

Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut ka filluar të japë efektet e para, ndërsa  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar  Adriatik Llallën të mos hyjë në SHBA.  Bashkë më të, edhe familja e tij nuk  do të lejohet të udhëtojë në  Amerikë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur se nëse DASH ishte ‘keqinformuar’ nga Ambasada Amerikane në Tiranë mbi ‘rastin Llalla’, siç pretendoi ky i fundit në një deklaratë për WSJ, tha se Sekretari Tillerson ka patur ‘informacione të besueshme mbi përfshirjen e Adriatik Llallës në korrupsion sinjifikativ gjatë mandatit të tij si Kryeprokuror’.

Zëdhënësi ka pranuar gjithashtu se, në Departament po shqyrtohen raste të tjera të korrupsionit të zyrtarëve dhe se ‘piketimi’ i Llallës është i rëndësishëm për faktin se ‘qeveria shqiptare dhe populli shqiptar duhet ta dijë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin’.

Intervista

Politiko: Kur merr një vendim mbështetur në Klauzolën 7031(c), Departamenti i Shtetit nuk është i detyruar të bëjë publike të dhëna të caktuara që çojnë në skualifikimin e një zyrtari, megjithatë, në rastin e z.Llalla, ju zgjodhët t’a bëni publike arsyen. A mund ta shtjelloni arsyetimin pas këtij vendimi? A kishe diçka posaçërisht skandaloze në akzuat për korrupsion kundër tij?

Zëdhënësi i DASh: Për rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast të veçantë, ne besojmë se është e rëndësishme, për qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar, ta dinë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin.

Politiko: Vendimi për t’i skualifikuar nga hyrja në Amerikë edhe anëtarët e famijes së z. Llalla, që nuk janë nënshtetas amerikanë, duket i pazakontë. A mund të na shpjegoni arsyetimin pas këtij vendimi? 

Zëdhënësi i DASh: Klauzola 7031(c), jo vetëm që e skualifikon një zyrtar të një qeverie të huaj nga mundësia për vizë amerikane, në rastin kur ai është përfshirë në korrupsion sinjifikativ, por gjithashtu kërkon që, anëtarët e familjes së afërt të atij zyrtari, të skualifikohen gjithashtu nga kjo mundësi.

Politiko: Z. Llalla, në një deklaratë për The Ëall Street Journal, ka thënë se ‘ambasada amerikane në Tiranë e ka dizinformuar me dashje’ Departamentin e Shtetit. A është keqinformuar Sekretari i Shtetit nga Ambasada juaj këtu në Tiranë?

Zëdhënësi i DASh: Sekretari ka informacione të besueshme që z. Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion sinjifikativ gjatë mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm.  

Politiko: Ka skeptikë në qarqet politike dhe mediatike në Shqipëri, që kërkojnë ‘fakte’, dhe e shohin Llallën si ‘kokë turku’, një sinjal që kërkon t’u përcjellë qeveria amerikane ‘kundërshtarëve’ të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, tani që e kemi një precedent, a do të kemi të tjerë ‘persona non grata’ në listën e Sekretarit Tillerson?

Zëdhënësi i DASh: Kur Sekretari merr informacion të besueshëm, se një zyrtar është përfshirë në korrupsion sinjifikativ dhe/apo dhunim të të drejtave të njeriut, ai është i kushtëzuar që ta ‘piketojë’ atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij duke përdorur klauzolën 7031(c). 

Ne jemi, në mënyrë aktive, duke shqyrtuar raste dhe do ta përdorim këtë autoritet në mënyrë globale. Në varësi të rrethanave të caktuara, disa prej ‘piketimeve’ bëhen publikisht dhe, disa të tjera, privatisht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kur Papa…dhe Erdogani flasin për vëllazëri…

Nga: Mentor Nazarko Vizita e djeshme e Presidentit Erdogan si gjithmonë nxiti polemika të shumta, disa të përsëritura. Ato fillojnë me reagimet fejsbukiane për datën...

Analiza e “Reuters”: NATO do të ketë rol dytësor nëse Rusia pushton Ukrainën

NATO-ja ka të ngjarë të përforcojë praninë e trupave të saj në Detin e Zi dhe Baltik, duke shmangur sulmet kibernetike nëse Rusia do...

Shtohet tensionet/”S’do haj nga dora jote”, agravon debati mes Ilirit e Monikës

Për shkak të mungesës së higjenës, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” janë dënuar mëngjesin e sotëm. Ata duhet të lajnë me dorë...

Çfarë e bëri Napoleon Bonapartin aq të suksesshëm?

Historia e Napoleon Bonapartit është e pabesueshme. I lindur në një familje modeste fisnikësh në ishullin e Korsikës, ai i ngjiti shpejt shkallët e...

Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë në Bullgari

Një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova, është aksidentuar në qytetin e Kyustendilit. Mediat bullgare raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur...