E enjte, 13 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Iu sekuestrua pasuria/ Reagon Ardian Doçaj: Nuk e njoh Altin Hajrin

Më të lexuarat

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Ishin fshehur në Shqipëri, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nëntë persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar ditën e sotme në Itali. Sipas policisë, të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha...

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht...

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur mjaft besimplotë lidhur me zbulimin e vaksinës së koronavirusit nga Rusia. Duterte ka treguar gatishmërinë të bëhet personi...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Ministri...

Vendosi të brendshmet e gruas në vend të maskës, arrestohet miliarderi

Manjati i teknologjisë, John McAfee, është arrestuar në Norvegji, pasi kishte vendosur në vend të maskës anti-Covid mbathje femrash. Biznesmeni pretendon se maska që ai...

Ardian Doçaj i cili akuzohet për pengmarrjen dhe vrasjen e shtetasit Jan Prenga ka reaguar ditën e sotme për herë të parë në lidhje me këtë çështje.

Në një prononcim për Report Tv, Docaj mohon akuzat e ngritura ndaj tij, teksa shprehet se ndodhet jashtë vendit. Ai shtoi se nuk i njeh dhe nuk i ka takuar asnjëherë personat e arrestuar për pengmarrjen e Jan Prengës më 17 janar 2020.

Më herët ditën e sotme “Forca e Ligjit” i sekuestroi Ardian Doçajt një sërë pasurish. Në lidhje me këtë Doçaj u shpreh se nuk e di se pse i janë sekuestruar pasuritë, pasi sipas tij ai nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale.

Ai u shpreh se do të kthehet nesër në Shqipëri, për të pastruar akuzat e ngritura ndaj tij.

Pjesë nga biseda:

Si quheni? 

Ardian Doçaj.

Cili është problem juaj, përse na keni telefonuar?

Problem im është që unë e kam parë veten që më kanë shpallur një person me rrezikshmëri në shtetin shqiptar, ndërkohë që unë jam që nga data 2 nëntori jashtë territorit shqiptar. Kam pasaportën me vulat dhe i deklaroj që nesër që të arrijë që s’kam lidhje me atë punë dhe se di fare për çfarë arsye.

Po për çfarë ju akuzojnë, cila është akuza?

Akuza është që thojnë që unë jam një prej atyre pengmarrësve.

Të kujt?

Të Jan Prengës.

Ju e njihni këtë person?

Jo, nuk e njoh fare, nuk e di as se ekzistonte.

E kuptoj. Po personat që janë bërë publik në media se janë autorët e rrëmbimit dhe të vrasjes së tij i njihni? I keni takuar ndonjëherë?

Këta që janë të arrestuar asnjëherë s’i kam parë, s’di gjë fare hiç për ta. S’e di as kush janë ata.

Po Altin Hajrin?

As nuk e di se çfarë paraqitje ka fare.

Nuk e keni parë asnjëherë?

Unë s’kam qenë asnjëherë në jetën time atje ça quhet ajo …. në Shijak, nuk e di as nga i binte Shijaku.

Thatë që jetoni jashtë Shqipërisë…

Ka 15 vite që jetoj në kurbet.

15 vjet ?

Po.

Hera e fundit që keni ardhur në Shqipëri?

Hera e fundit ka qenë me 23 dhjetor të vitit 2018 dhe kam dalë nga Shqipëria në 2 nëntor të 2019 nga Maqedonia, Bullgaria. I kam të gjitha vulat në pasaportë që rezultojnë, në dogana nuk kalojnë false.

Keni ndërmend të vini në Shqipëri ta sqaroni këtë çështje ?

Po, po do vij nesër. Nesër unë zbres në orën 1 pasdite në Podgoricë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti/ Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Raporti...

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...