Aktualitet

Iu merrte varëset e floririt nga qafa femrave, kapet 24-vjeçari


               Publikuar në : 14:11 - 15/11/19 L M

Policia ka vënë në pranga 24-vjeçarin me iniciale E.B., pasi akuzohet se vidhte me dhunë varëset nga qafa e 5 shtetaseve. Nga hetimet e kryera, u bë dokumentimi i pesë vjedhjeve të kryera nga i riu në qytetin e Lushnjes dhe Fierit.

Konkretisht nga policia e Lushnjes u zbardhën dy ngjarje:

-Në datën 9 nëntor, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F.

-Në datën 12 nëntor, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E.H., dhe është larguar me vrap.

Ndërsa nga Policia e Fierit u dokumentuan tre vjedhjet e mëposhtme:

-Në datën 3 shtator në lagjen “Liri Gero” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.

-Në datën 29 tetor, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P.

-Në datën 31 tetor, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për zbardhjen e mëtejshme të rasteve ku mund të jetë i përfshirë ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT