Iu kërkua lirimi i zyrave, FRD letër Metës, Ramës, Veliajt, Celibashit dhe Kim

Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike (FRD), Sali Shehu i ka dërguar një letër bashkisë së Tiranës, Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kreut të KQZ Ilirjan Celibashit si dhe Ambasadores Amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në letër thuhet se partitë të cilat kanë marrë 1% në tre zgjedhjet që janë zhvilluar në vendin tonë, duhet të pajisen me ndërtesë për selinë dhe zyra vendore.

Po ashtu, thuhet se çështja është ende në gjykim dhe në këtë moment kur është hapur fushata cdo vendim do të ishte cenim i ligjit.

Ditën e sotme, Gjykata Administrative vendosi të pushojë çështjen për ankimimin e kreut të FRD-së Sali Shehu, duke e detyruar partinë e këtij të fundit që të lirojë zyrat që janë në pronësi të bashkisë së Tiranës.