E martë, 25 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Italiania që ndihmoi mbi 600 gra të vrisnin burrat e tyre përmes helmimit

Ajo është vrasësja seriale më e suksesshme në histori. Xhulia Tofana vrau qindra burra në Italinë e shekullit XVII-të, kur e shndërroi në një biznes prodhimin e një helmi vdekjeprurës, të quajtur Aqua Tofana. Ajo nuk vriste vetë, por ndihmonte gratë që donin të përdornin helmin për të vrarë burrat e tyre.

Gjatë Rilindjes, në një epokë kur martesa nuk kishte mundësinë e divorcit, e vetmja mënyrë për të dalë nga një bashkim i palumtur ishte vdekja. Dhe “Aqua Tofana”, ofronte një zgjidhje të shpejtë për gratë e palumtura. Po kush ishte ajo?

Nuk ka asnjë portret zyrtar të saj. Gjatë mesit të viteve 1600, Xhulia shiste produkte kozmetikë në Italinë e Jugut. Dhe një nga recetat e saj të veçanta, e njohur si “Aqua Tofana”, përmbante mjaftueshëm arsenik për të vrarë pa lënë gjurmë.

Synimi i saj ishte ta mbante të fshehtë helmin e saj, në mënyrë që të mund të vazhdonte ta shiste. Në këtë mënyrë, ajo arriti t’i mashtronte autoritetet për gati 50 vjet. Në vitet 1650, një nga klientet e Tofanas bleu “Aqua Tofana” dhe e çoi atë në shtëpi.

Gruaja kishte vendosur të vriste burrin e saj, duke ia helmuar pjatën me supë. Por në momentin e fundit gruas i erdhi keq, duke mos e lënë bashkëshortin të hante supën. Duke dyshuar, ky i fundit e detyroi të tregonte të vërtetën. Pastaj, ai ua dorëzoi autoriteteve Papnore në Romë.

Më në fund ajo rrëfeu, dhe drejtoi gishtin nga Xhulia Tofana si fajtorja që i kishte shitur helmin. Xhulia u paralajmërua për arrestimin e saj të afërt. Ajo shkoi të falej në një kishë. Por ndërkohë nëpër Romë u përhap një thashethem, sipas të cilit Xhulia kishte helmuar edhe ujin e ujësjellësit.

Kisha u sulmua nga një turmë, dhe Xhulia iu dorëzua autoriteteve Papale, të cilët e torturuan dhe më pas e vranë. “Aqua Tofana” u bë aq e famshme sa që në vitin 1791, edhe kompozitori i famshëm autriak Volfgang Amadeus Mozart, pretendoi se ishte helmuar me shpikjen e gruas italiane.

Kompozitori ishte ende duke punuar mbi pjesën e famshme meshtare “Rekuiem” kur u sëmur rëndë. Nga shtrati i tij i vdekjes, Mozart tha:“E ndiej se do të vdes së shpejti. Jam i sigurt që jam helmuar. Dikush më ka dhënë helmin e Tofanës, dhe e ka llogaritur kohën e saktë të vdekjes sime”.

Lexo edhe :   Itali/Pezullohen rreth 2 mijë mjekë për shkak të mos vaksinimit

Ndërsa helmi ka shumë të ngjarë të mos e ketë vrarë Mozartin, fakti që receta e Xhulia Tofanës, diskutohej ende mbi 100 vjet pas vdekjes së saj, është një provë e qartë se helmi i saj ishte shumë i njohur. Helmi i kompanisë së Xhulia Tofana, “Aqua Tofana”, mund të vriste një njeri në më pak se 4 pika.

Ato ishin llogaritur të bënin efekt për disa ditë ose javë, për të shmangur çdo lloj dyshimi. “Aqua Tofana”, ishte plotësisht pa shije, pa erë dhe pa ngjyrë, duke e bërë atë helmin e përsosur për t’u përzier në një gotë verë apo ndonjë pije tjetër.

Receta ishte një përzierje e arsenikut, plumbit dhe lules Belladona, që të gjitha substanca helmuese vdekjeprurëse.  Përveç kësaj, “Aqua Tofana” maskohej si një produkt kozmetik tipik për gratë apo edhe si një vaj fetar me veti shëruese, në mënyrë që asnjë burrë të mos dyshonte në qëllimet e gruas së tij, derisa për të ishte tepër vonë.

Lexo edhe :   Itali/Pezullohen rreth 2 mijë mjekë për shkak të mos vaksinimit

Helmi njihej si arma e preferuar e grave, kur ato dëshironin të vrisnin dikë në Evropën e Mesjetare dhe epokën e hershme moderne. Historiania Annet Drju-Ber ka argumentuar se në dramat e kohës së Rilindjes, në skenë shfaqen gra me fytyrën e lyer më bojë, për t’iu referuar natyrës false dhe helmuese të grave.

Pra Xhulia Tofana nuk ishte gruaja e vetme që helmoi njerëz gjatë Rilindjes. Helmuesja më e famshme femër në Itali ishte Lukrezia Borxhia, për të cilën thuhej se mbante një unazë të mbushur me helm. Teknika më e famshme e Borxhias, ishte t’u shërbente mysafirëve verë të përzier me arsenik.

Ajo akuzohej se kishte helmuar të paktën njërin nga tre burrat e saj. Xhulia Tofana mund të jetë frymëzuar në aktivitetin e saj nga Lukrecia Borgia, por ajo shkoi shumë më larg se paraardhësi i saj, duke shkaktuar mbi 600 vdekje në “karrierën” e saj.

Xhulia nuk ishte as helmuesja e vetme në familjen e saj. Ajo ishte vajza e Tofania d’Adamo, e cila u ekzekutua në vitin 1633, pasi u akuzua për vrasjen e burrit të saj. Ka të ngjarë që edhe ajo të ketë përdorur helmin. Edhe vajza e Xhulias, Xhirolama Spera, ishte gjithashtu pjesë e “biznesit” familjar. Ajo u ekzekutua në vitin 1659, bashkë me nënën e saj.

Burimi i lajmit: https://www.ranker.com/list/life-of-giulia-tofana/genevieve-carlton?ref=collections_btm&l=2638285&collectionId=1987

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...