E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Italiani lë punonjësit e fasonerisë të pasiguruar, punonjësja zbardh mashtrimin

Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një zonjë, që prej 3 vitesh punon në një rrobaqepësi-fasoneri në Fier, me administrator një qytetar italian, Benito Lanari.

Zonja ka konstatuar se që prej janarit deri në shtator 2021 nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për pasojë nuk ka mundur të përfitojë pagesën e raportit. Madje për muajin gusht, as nuk ishte deklaruar si punonjëse.

“Kontrolloj në e-albania dhe nga janari i këtij viti dhe deri në momentin që flasim unë nuk i kisha të paguara kontributet. Për më tepër vë re që në muajin gusht, pronari i fasonerisë Benito Lanari nuk na kishte deklaruar fare si punonjës. Unë kisha punuar gjithë muajin gusht. Nuk guxova t’ia shpreh shqetësimin administratorëve, sepse gjatë gjithë kësaj kohe që kemi punuar, kur është hasur që kemi pasur probleme në punë kur kemi tentuar ndonjëherë të flasim, na është thënë shkurtimisht që dera ja ku është dhe mund të largoheni. Kështu që të rrezikoj vendin e punës, nuk guxova. Për këtë arsye i jam drejtuar emisionit “Stop””, tha punonjësja.

Si funksionon fasoneria?

“Ne paguhemi me pagën minimale. Për 3 vite nuk është diskutuar asnjëherë të kemi rritje page, vetëm paga minimale, përveç kësaj, nuk është se po presim rritje page, por të paktën kontributet të na paguheshin”, tha punonjësja.

Pas një verifikimi “Stop” konstatoi se italiani Benito Lanari ka hapur nipte njëri pas tjetrit dhe ka shumë detyrime të pashlyera.

Ai ka ardhur në vitin ’99 për herë të parë për të hapur biznesin fason. Ky është i vetmi Nipt i mbyllur pa detyrime në shtetin shqiptar. Në vitin 2013, Lanari hap një Nipt të dytë që figuron aktiv. Aty ka detyrime të papaguara të detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në 2015, Lanari figuron ortak në një kompani tjetër në Durrës dhe ky Nipt është pezulluar në 2018, por me detyrime të pashlyera.

Në 2017, biznesi fason kaloi në Tiranë dhe Lanari rezulton ortak me një Nipt të ri, aktiv dhe me detyrime në shtet. Në vitin 2018, ai zgjedh Fierin për të hapur një Nipt të ri, i pesti, me një tjetër emër tregtar. Sërish e njëjta histori, ende aktiv dhe ka detyrime në shtet. Niptin numër 6, Lanari e ka hapur sërish në Fier, por në vitin 2019. Këtu është situata e denoncuar në “Stop”.

“Stop” u drejtua në Inspektoratin e Punës, ku u pranuan shkeljet, por çështja, sipas këtij institucioni, i takon Drejtorisë së Tatimeve.

Gazetarja: Ky Administrator nuk ju bën pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, po flasim për një ambient të mbyllur. Unë sot vë në diskutim dhe trajtimin, që ju bëhet…

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Po flasim për “Ago e Filo” apo..?

Gazetarja: “Ago e Filo” dhe “Parabola” janë e njëjta gjë, kemi të njëjtin administrator, thjeshtë kemi mbylljen e një Nipti dhe hapjen e një tjetri, SHPK.

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Duhet t’i hap, që t’i shikoj!

Gazetarja: Hapi!

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Si t’i hap? Dua dhe unë pak kohën time!

Gazetarja: Sa të duhet?

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Më duhet një çikë kohë, prandaj të them!/tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...