E hënë, 18 Janar, 2021
3 C
Tirana

Italianët e paralajmëruan koronavirusin që në 2015, Salvini publikon videon

Ish-zëvendës kryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka shpërndarë një video e cila po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale.

Salvini ka postuar një video nga emisioni italian “Leonardo” në vitin 2015, në të cilin thuhet se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm.

Ish-zv.kryeministri italian ka kërkuar interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm.

“E pabesueshme. Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 një reportazh për një supervirus pulmonar Coronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit. Nga Lega interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm”, shkruan Salvini në postimin e tij në Twitter.

Në këtë emision flitet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e një super virusi. Në video thuhet se ai do krijohej nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjtë si koronavirusi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...