E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Italia si paralajmërim i frikshëm për Shqipërinë

Nga Klodian Tomorri

Qytetarët italianë mund të detyrohen t’i paguajnë 23 miliardë euro familjes Benetton, nëse qeveria e Romës do të anulojë koncesionin e Autostradës së Luleve.

Dy vjet më parë, e gjitha Italia u trondit nga shembja e një ure në qytetin e Genoas. Pjesë e autostradës A10, e cila mirëmbahet me koncesion nga familja Benetton, ura Morandi u shemb duke shkaktuar 43 viktima dhe mbi 500 të plagosur. Tani, që qeveria italiane po përpiqet të anulojë koncesionin pas zemërimit legjitim të qytetarëve, kompania po kërcënon me arbitrazh.

Ekspertët ne Itali thonë se nëse qeveria e Contes do të miratojë vendimin për heqjen e koncesionit, gjasat janë që buxheti i shtetit të penalizohet. Kontrata e koncesionit i jep kompanisë kauze të fortë në arbitrazh dhe anulimi nga ana e qeverisë do të ishte shkelje e njëanshme. Në fillim të vrasin, pastaj të bëjnë të paguash. Ose anasjelltas. Kjo është fatura e koncesioneve korruptive.

Ajo që po ndodh në Itali sot është paralajmërimi i asaj që mund të ndodhë në Shqipëri nesër. Dhënia e të drejtave ekskluzive apo licencave monopol tek bizneset private pa garë dhe përmes procedurave të dyshimta ligjore ka faturë të rëndë. Italianet po e paguajnë me jetë dhe me para. Ne kemi filluar ta paguajmë me para, shyqyr Zotit, deri tani jo me jetë. Por rreziku është aty. Italia e tregoi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...