E premte, 21 Janar, 2022
7.5 C
Tirana

Italia mbyll kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, njofton se Italia do të mbyllë kufijtë e saj për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi.

Përmes një postimi në Twitter, Speranza tha se ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus në këto vende.

“Serbia, Mali i Zi dhe Kosova janë futur në listën e vendeve në rrezik. Atyre që kanë qenë atje në 14 ditët e kaluara, u ndalohet hyrja dhe kalimi tranzit në Itali. Në botë, epidemia është në fazën më të vështirë. Kujdesi maksimal është i nevojshëm për të ruajtur përparimin e bërë deri më tani”, shkruan ai.

Në kulmin e pandemisë së koronavirusit në mars dhe prill, Italia u kthye në epiqendër të infeksionit. Mbi 243,000 njerëz janë prekur atje nga koronavirusi e 35,000 kanë ndërruar jetë. Numri i të infektuarve ka qenë në rënie në javët e fundit dhe ekonomia italiane është në rihapje e sipër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...