E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Italia mbyll gjimnazet, shtrëngon masat anti-Covid

Kryeministri Giuseppe Conte ka sqaruar masat e reja të marra për shkak të pandemisë së COVID-19. Ai theksoi se palestrave do t’u jepet një javë kohë për t’u përshtatur me protokollet e sigurisë.

“Vendi nuk mund të përballojë një bllokim të ri të përgjithësuar”, tha Conte.

Ndër masat e reja të marra nga qeveria në kuadër të epidemisë u prezantua rregulli i ri për të mbyllur rrugët dhe sheshet ku krijojnë shumë grumbullime. Ndërsa në shkollat e mesme do të bëhet mësimi online.

“Ne do t’u japim palestrave një javë kohë për të marrë masat për respektimin rigoroz të protokollit të sigurisë”, shpjegoi kryeministri Conte, duke nënvizuar se ka lajme kontradiktore për këtë sektor në lidhje me përshtatjen e strukturave individuale, me rregullat.

“Mbetet e ndaluar – shtoi Conte – “sporti i nivelit amator dhe garat e aktivitetet themelore amatore. Restorantet do të lejohen të punojnë deri në mesnatë, ndërsa do të kufizohet numri në 6 persona për tryezë. Do të vijojnë ende pa kufizime spitalet, aeroportet, autostradat”, sqaroi Conte.

“Strategjia nuk është dhe nuk mund të jetë e njëjtë si në pranverë: në muajt e fundit kemi punuar intensivisht. Masat më efektive mbeten ato paraprake themelore: maska, distanca dhe higjiena vetjake. Ne i duhet ti kushtojmë vëmendje sidomos grumbullimeve me të afërmit dhe miqtë. Në këto situata kemi nevojë për kujdes maksimal. Qeveria është aty por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre”, theksoi kryeministri italian Conte.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...