E shtunë, 24 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

“Italia e goditur nga koronavirusi”, zbardhet vendimi emergjent nga qeveria

Me anë të një dekreti të veçantë, qeveria italiane ka vendosur të shtyjë edhe për një javë rinisjen e mësimit. Kjo do të thotë se në tre rajone, Lombardi, Emilia Romanja dhe Veneto, mësimi në të gjitha ciklet e shkollës nuk do të nis para datës 7 mars.

Kjo masë emergjente është ndërmarrë pas përhapjes së madhe të koronavirusit, në mënyrë të veçantë në këto tre rajone.

Po kështu janë anuluar edhe veprimtari të tjera të shumta publike, mes të cilave edhe ndeshjet e futbollit. Deri tani në Itali llogariten rreth 850 të infektuar dhe 21 viktima nga virusi i gripit kinez.

Edhe Papa Françesku ka anuluar angazhimet zyrtare për ditën e tretë me radhë, ndërsa po lufton me atë që duket se është një ftohje.

83-vjeçari është duke punuar nga rezidenca tij në Vatikan, ndërsa po takon personalisht vetëm disa njerëz.

Ai u pa për herë të fundit në publik të mërkurën, ndërsa shfaqte simptoma gripi, teksa kollitej dhe fshinte hundën.

Një ditë më vonë, anuloi një shërbesë që do e zhvillonte me disa priftërinj në Romë, derisa dje nuk pranoi të zhvillonte një takim me zyrtarë të Vatikanit lidhur me inteligjencën artificiale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...