Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka konfirmuar se pavarësisht një rritje të qëndrueshme të rasteve me Covid-19 gjatë muajit të kaluar, qeveria italiane nuk po shqyrton vendosjen e një karantine të dytë.
“Ne nuk do të kemi një karantinë të re”, tha Speranza për të përditshmen “La Stampa”. Ai ka deklaruar se situata aktuale nuk mund të krahasohet me atë të shkurtit dhe marsit, kur sëmundja po përhapej jashtë kontrollit.
“Jam optimist, edhe pse i matur. Shërbimi ynë shëndetësor kombëtar është bërë shumë më i fortë”, tha më tej ai.