E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që vjen nga Pistoia, qytet në Itali. Dikush vjedh brioshët në një bar nga uria, të nesërmen lë një shënim falenderimi me 10 dhjetë euro (kostoja e brioshëve). Pronari (por jo vetëm ai) propozon ta punësojë atë.

“Mirëmëngjes, më falni, mëngjesin e kaluar isha i uritur dhe nuk kisha para. Faleminderit”. Ky është teksti i shënimit që pronari i një kafeneje në Pistoia e gjeti jashtë derës. Së bashku me mesazhin kishte edhe 10 euro, për dhjetë brioshët që ‘hajduti’ i kishte vjedhur një ditë më parë.

“Ishte një surprizë. Letra ishte palosur brenda shportës. Ishte partneri im ai që e gjeti kur hapi kutinë plastike, ku pastiçeri vendos tabakanë me briosh për lokalin në mëngjes. Brenda letrës kishte 10 euro, kostoja e dhjetë brioshëve. Nëse do ta dinim se kush është, do t’i kthenim paratë, ai vodhi nga uria dhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë gjithashtu”, tha Maurizio Milani.

Ofertë pune për ‘hajdutin’

Lajmi bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale. Jo vetëm pronari i lokalit ka njoftuar se ka ndërmend t’i ofrojë një punë këtij personi, identiteti i të cilit mbetet i panjohur: edhe një pastiçier lokal i është ofruar t’i japë atij burri një punë. Një histori dëshpërimi, por gjithashtu dhe mbi të gjitha dinjiteti, e cila mund të ketë një përfundim surprizë.

Burimi i lajmit: limemagazine. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...