Prokuroria italiane ka lëshuar 26 urdhër arreste, në kuadër të operacionit “Smoke Snake”.
Personat e arrestuar akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare që synon importimin e drogës, veçanërisht heroinës nga Shqipëria, për t’u shpërndarë më pas në shesh e provincës së Napolit dhe Caserta.
Hetimi ka nisur që në maj të 2016-ës, duke çuar në sekuestrimin e 38 kilogramë marijuanë dhe 7,4 kilogramë heroinë. Policia italiane do japë detaje për operacionin në orët në vijim.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim për mediet, ku shkruan se janë arrestuar 21 persona, ndër të cilët 3 shqiptarë me iniciale L.C. 36 vjeç, E.N. 26 vjeç dhe E.SH 39 vjeç.
LEXO EDHE: DETAJET/ TRAFIKU I HEROINËS NGA SHQIPËRIA, KUSH JANË TË ARRESTUARIT NË ITALI