Itali/ Shkon në 152 numri i mjekëve që humbin jetën nga koronavirusi

Ditën e sotme ka humbur jetën një tjetër mjek nga koronavirusi në Itali, duke e çuar në 152 numrin total të mjekëve që kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Bëhet me dije se ai ishte një hematolog me origjinë nga Lodi dhe punonte në Rimini prej 30 vjetësh. Sipas mediave italiane, mjeku ndërroi jetën mbrëmjen e së hënës në repartin intensiv në spitalin e Riminit, ku ishte shtruar një muaj më parë.

Italia renditet e dyta në botë pas SHBA-ve, për numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.

Deri më tani në Itali janë shënuar rreth 200 mijë raste infektimi dhe mbi 26 mijë viktima.