Situata nga koronavirusi në Itali është rënduar në orët e fundit, teksa vendi ka shënuar një rritje të numrit të viktimave dhe rasteve të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj janë regjistruar 476 raste të reja, në krahasim me 412 që u shënuan një ditë më parë.
Ndërkohë, edhe numri i viktimave është rritur ndjeshëm, teksa autoritetet konfirmuan 10 persona të vdekur nga koronavirusi gjatë orëve të fundit.
Deri më tani, Italia ka regjistruar 251.713 raste pozitive me COVID-19 dhe 35.255 viktima. Aktualisht, 13.791 raste janë ende aktive në shtetin fqinj.