E martë, 31 Mars, 2020
19 C
Tirana

Itali/ Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Lexo edhe ...

Italia ende nuk po e merr veten, publikohet bilanci për 24 orët e fundit

U bënë ditë të tëra tashmë që Italia shënon më shumë se 800 viktima nga koronavirusi, brenda një dite të vetme. Edhe sot kjo gjë...

Koronavirusi/ Ndërrojnë jetë 2 persona në Spitalin Infektiv

Në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë 2 persona si pasojë e koronavirusit. Bilanci i viktimave në Shqipëri shkon në 15. Informacionin e mësipërm e ka konfirmuar...

Thaçi e çoi në Kushtetuese, rrëzohet vendimi i qeverisë së Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është...

Rama mesazh në serbisht për Vuçiç, ja çfarë i kërkon

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që të lejojë kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova. Përmes disa postimeve në...

Një shpërthim i koronavirusit në veri të Italisë u përkeqësua të premten.

Zyrtarët njoftojnë për 14 raste infektimi në rajonin e pasur të Lombardisë, ndërsa dy raste u raportuan në rajonin e Venetos aty pranë.

Fillimisht, autoritetet zbuluan se 6 persona ishin prekur nga virusi, rastet e para të njohura në Itali.

Disa orë më pas, zyrtarët thanë se tetë të tjerë ishin testuar pozitivë për sëmundjen, duke përfshirë pesë punonjës shëndetësie.

Ndërkohë, agjensia e lajmeve ANSA tha se dy persona ishin diagnostikuar se vuanin nga kjo sëmundja tepër ngjitëse në Veneto, megjithëse nuk është e qartë nëse rastet kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza tha se në zonat e prekura nga koronavirusi do të pezullohen të gjitha aktivitetet publike, duke përfshirë shkollat, zyrat dhe veprimtaritë sportive.

NË SHBA, 34 RASTE ME KORONAVIRUS

Ndërkohë, të paktën 34 njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të infektuar me koronavirusin e ri, thanë të premten zyrtarë amerikanë të shëndetësisë.

Trembëdhjetë nga këto raste u diagnostikuan tek udhëtarët që u sëmurën pas kthimit nga jashtë vendit, dhe 21 në persona të “riatdhesuar” nga Departamenti i Shtetit.

Të tjera raste infektimesh priten në mesin e personave që ishin udhëtarë të anijes Diamond Princess dhe janë në karantinë, tha në një konferencë shtypi Dr. Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare për Imunizimet dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes.

Për shkak se mund të kenë qenë në kontakt me njerëz të infektuar në anije, “ata konsiderohen me rrezik të lartë infektimi,” tha Dr. Messonnier.

Dhjetë pasagjerë të tjerë nga anija Diamond Princess testuan pozitivë në Japoni, por ende nuk llogariten në mesin e të infektuarve, sepse testet nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Ata ka të ngjarë t’i shtohen numrit të personave të llogaritur si të infektuar, tha Dr. Messonnier. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Italia ende nuk po e merr veten, publikohet bilanci për 24 orët e fundit

U bënë ditë të tëra tashmë që Italia shënon më shumë se 800 viktima nga koronavirusi, brenda një dite të vetme. Edhe sot kjo gjë...

Koronavirusi/ Ndërrojnë jetë 2 persona në Spitalin Infektiv

Në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë 2 persona si pasojë e koronavirusit. Bilanci i viktimave në Shqipëri shkon në 15. Informacionin e mësipërm e ka konfirmuar...

Thaçi e çoi në Kushtetuese, rrëzohet vendimi i qeverisë së Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është...

Rama mesazh në serbisht për Vuçiç, ja çfarë i kërkon

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që të lejojë kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova. Përmes disa postimeve në...

“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore”, Rama bën njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi me leje 90 ditore, që nuk...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT