Shifrat e personave të prekur nga Covid-19 janë rritur në Itali. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1.326 persona të prekur. Numri total i të prekurve, që në nisje të pandemisë arrin në 271.515 persona.
Lombardia mbetet ende zona me më shumë raste e cila ka aktualisht 237 raste të reja, e ndjekur nga Veneto me 163, Lazio dhe Campania.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 pacientë, nga tetë që ishin një ditë më parë duke e çuar në 35 497 numrin e viktimave që në fillim të pandemisë.