E martë, 7 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Itali, pastrohet deti gjatë pandemisë

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të ndjeshme në numrin e rasteve të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas mediave vendase,...

Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së në Kamëz

Ish-kryebashkiaku i Kamzës njëherazi kreu i PD-së për këtë zonë elektorale Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa mësohet se ai do të...

Rezultatet paraprake të një studimi mbi cilësinë e detit në mbarë vendin gjatë bllokimit për shkak të koronavirusit në Itali, tregojnë një ulje prej më shumë se 30 përqind të ndotësve nga mbeturinat njerëzore dhe bujqësore që derdhen në detet pranë Romës.

Por zyrtarët thonë se është shumë shpejt për të arritur në përfundimin se bllokimi ishte arsyeja e vetme, pasi zhvendosja e rrymave të detit dhe reshjeve të kufizuara gjithashtu mund të jenë faktorë ndikues.

Gjiri i Napolit u braktis, si rezultat i bllokimit të gjatë të Italisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Marco Lupo, drejtori i përgjithshëm i agjencisë mjedisore të rajonit të Lazios, thotë se rezultatet paraprake të një ankete mbarëkombëtare të ministrisë së Mjedisit, tregojnë për një ulje prej mbi 30 përqind të ndotësve të azotit dhe fosforit që gjenden në ujërat e zeza dhe mbetjet e tjera në zonën bregdetare të rajonit, krahasuar me dy vitet e fundit.

Ai beson se eleminimi i turizmit, pasi Italia urdhëroi izolimin më 10 mars, uli numrin e vizitorëve në rajon, duke ulur kështu nivelin e ujërave të zeza nga gati 30 milion turistët që vizitojnë normalisht kryeqytetin çdo vit.

Bllokimi gjithashtu bëri që italianët të mos vërshonin në shtëpitë e tyre të pushimeve, ashtu si çdo pranverë – një fenomen që zakonisht mbingarkon impiantet lokale për trajtimin e ujit dhe rezulton në rritje të ndotësve që derdhen në det.

“Këtë vit, qytetet bregdetare kanë qenë shumë më pak të populluara, krahasuar me të njëjtët muaj të viteve të kaluara, duke zvogëluar barrën antropike. Ne e dimë se në këto zona impiantet e administrimit të ujërave të zeza nuk mund të vazhdojnë të përballojnë fluksin masiv të njerëzve gjatë verës”.

Shkencëtarët tashmë kanë dokumentuar ndryshime ekologjike në të gjithë botën si rezultat i bllokimeve nga COVID-19.

Në brigjet e Italisë, destinacione të njohura, të pacenuara, por herë pas here të ndotura, efektet e dukshme të bllokimit janë kudo.

Me gjirin e Napolit, zakonisht të ngarkuar, por tani të pastruar nga ngarkesat, anijet e lundrimit dhe kroçeret, delfinët që zakonisht shfaqen vetëm larg brigjeve në Mesdhe, tani i sheh pranë bregut.

Lexo edhe :   Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë
Lexo edhe :   Banka e Shqipërisë: Rikuperimi do të ndodhë për dy vjet

Për të shfrytëzuar këtë moment të veçantë të ofruar nga bllokimi, Ministri i Mjedisit i Italisë Sergio Costa më 15 Prill udhëzoi rojet bregdetare dhe agjensitë e tjera të zbatimit të ligjit që të punojnë me autoritetet rajonale të mjedisit për të marrë mostrat e ujit, për të monitoruarn dhe vlerësuar ndryshimet e detit në 8,000 kilometra të vijës bregdetare të Italisë.

Costa vuri në dukje se urgjenca e COVID, ndërsa tragjike duke pasur parasysh humbjen e jetës nga virusi, ofroi një mundësi të paparë për të “fotografuar” detet e Italisë.

Rezultatet do t’i ofrojnë vendit një mënyrë për të rinisur prodhimin e qëndrueshëm industrial dhe për të krijuar një normalitet të ri.

Admirali i Rojes Bregdetare Vincenzo Leone, përgjegjës për rajonin e Lazios, thotë se ishte e përshtatshme të shfrytëzohej momenti për të kuptuar nëse efektet e një eliminimi të turizmit dhe ngarkesave kishin vërtetë një efekt në cilësinë e ujit.

“Deti tha diçka, ne e dëgjuam dhe po e kontrollojmë. Sepse imazhet, si nga sipërfaqja, ashtu edhe nga nënuji, nuk mund të jenë plotësisht sqaruese. Në këtë mënyrë, ne do të jemi në gjendje të kemi një analizë të plotë të asaj që ndodhi në det gjatë kësaj periudhe”.

Për peshkatarët që janë në portin kryesor industrial të Romës në Civitavecchia, bllokimi është shoqëruar me një rritje të peshkimit, që është i rregulluar për të parandaluar peshkimin e tepërt.

Në prill, për shembull, peshkatarët kapën 60,000 kilogram peshk, krahasuar me 52,000 kilogram vitin e kaluar.

Roberto Arciprete, biolog detar me kooperativën lokale të peshkimit në Civitavecchia, beson se mungesa apo pakësimi i trafikut detar – anijeve të lundrimit, trageteve, kroçerave dhe madje edhe anijeve të gjuetisë pa leje – rezultuan në më shumë peshq më afër bregut.

Admirali Leone thotë se rezultatet e studimit do të publikohen nga Ministria e Mjedisit dhe do të ndihmojnë në drejtimin e politikave në të ardhmen. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Teuta rimerr vendin e tretë

Sherif Kallaku e ka ngjitur edhe njëherë tjetër Teutën në vendin e tretë në klasifikim, pasi ka shënuar golin e fitores ndaj Skënderbeut. Mesfushori 22-vjeçar...

Werder Bremen dhe Rashica “mbijetojnë” në Bundesliga-n gjermane

Werder Bremen dhe Rashica “mbijetojnë” në Bundesliga-n gjermane! Bremen do të jetë edhe sezonin e ardhshëm mes më të mirëve të futbollit gjerman. Skuadra me të...

Sherr masiv në kampin e emigrantëve në Greqi

Një sherr masiv ka ndodhur në kampin e emigrantëve Moria, në ishullin grek të Lesbos. Raportohet se një i ri afrikan ka ndërruar jetë, ndërsa...

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Eksplorimi i planetit Mars

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina kanë në plan të lëshojnë veçmas anije hapësinore robotike drejt planetit Mars. Planeti i...