E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Itali/ Nga sot hyn në fuqi certifikata e vaksinës anti-Cov*d

Nga sot hyn në fuqi certifikata e vaksinimit në Itali. Pavarësisht protestave dhe rebelimit në masë nga ana e qytetarëve, qeveria italiane ka vendosur që nga 6 gushti, ky dokument do të kërkohet për ata që duan të shkojnë në restorante dhe për një varg shërbimesh e aktivitetesh. Kjo masë ka hyrë në fuqi, me qëllim të përshpejtimit të vaksinimit të popullsisë, për ta luftuar variantin Delta.

Ditën e enjte, Qeveria italiane vendosi që edhe mësuesit duhet të kenë dëshmi të imunitetit nga Covid-19 para se të hyjnë në klasë, megjithatë një dëshmi e tillë nuk kërkohet për nxënësit minorenë.

Kabineti i Mario Draghi-t e zgjeroi kërkesën për pasaportë të gjelbër, për të gjithë mësimdhënësit, studentët dhe për transportin në largësi të madhe nga 1 shtatori.

Me masën e re, mësuesit nuk do të mund të punojnë pa këtë certifikatë, dhe pas pesë ditësh mungesë, nuk do të paguhen më. Pasaporta e Gjelbër nuk është gjë tjetër veçse një certifikatë digjitale ose e shtypur në letër, e cila tregon se qytetari e ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, ka dalë negativ në test ose është shëruar së fundi nga Covid-19.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Viti i ri akademik nis me tensione, studentët përplasen me policinë në Tiranë

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...