Italia vijon të vuajë pasojat e rënda të koronavirusit, i cili deri më tani i ka marrë jetën më shumë se 14 mijë njerëzve në mbarë botën.
Vetëm në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 651 viktima, duke e çuar në 5,476 numrin total të vdekjeve nga ky virus.
Në krahasim e ditën e djeshme ka një ulje në numrin e viktimave, pasi dje Italia numëroi më shumë se 700 viktima. Por prapë kjo mbetet një shifër shumë e lartë dhe alarmante.
Deri tani në këtë vend janë 59 138 të prekur nga të cilët 7 024 janë shëruar. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar mbi 900 persona.
Italia tashmë është vendi ku koronavirusi ka shkaktuar numrin më të madh të viktimave. Pas Italisë renditet Kina me mbi 4 mijë viktima. E treta tashmë renditet Spanja e cila shënoi 372 viktima në 24 orët e fundit, me një total prej 1,753 vdekjesh.
Më pas në këtë listë renditen shtete si Irani dhe Koreja