Në një video të publikuar nga Luis Alberto, shqiptari, si i ri në grup, duhet të këndojë para ekipit dhe Elseidi vendos të këndojë këngën popullore që lidhet në mënyrë me lëvizjen partizane. Dhe disa tifozë të Lacios nuk e morën mirë.
Në mediat sociale, që shpesh kthehen në këneta ofendimesh, disa tifozë të Lacios, dukshëm me ide të ndryshme politike nga ato të shprehura në këngë, fyen ose u tallën me lojtarin shqiptar:
“Sikur të kishe kënduar himnin e Romës do të ishte më mirë” , ” për hir të parajsës”, “më mirë të luash me 10 lojtarë” dhe ” a e di ky që nuk është në Livorno?”.
Në fakt, megjithatë, ka edhe shumë tifozë që ndanë videon sepse janë të lumtur që imazhi i Lazios, shpesh i lidhur me ekstremin e djathtë, po rivlerësohet në Itali dhe në Evropë. “Lazio dhe fashizmi nuk janë sinonim”, konsideratë që shumë e shtojnë si mbishkrim tek videoja e Hysajt që këndon këngë partizane./Tirana Today