Itali, 785 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Muaji dhjetor nis në Itali me 785 viktima dhe të 19.350 infektuar nga Covid 19. Shqetësues mbetet numri i lartë i viktimave që regjistrohen ditë pas dite, dhe i të infektuarve që në krahasim me një ditë më parë ka shënuar rritje.

Numri i viktimave nga Covid ka arritur deri më sot më 56.361, ndërsa e i të infektuarve në 1.620.901. 27.088 është numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 784.595.

Dita e sotme ka regjistruar një reduktim të numrit të pacientëve që kërkojnë kurim në strukturat spitalore.

Në Itali janë kryer 182.100 tamponë në 24 orët e fundit e numri i tamponëve të kryer që nga nisja e pandemisë është mbi 22 milionë.

Brenda pak orëve qeveria italiane pritet të aprovojë një dekret të ri masash anti-Covid për të përballuar përhapjen e rrezikut të infektimit gjatë fazës festive të festave të fundvitit.