Një aksion i madh i policisë italiane ka sjellë sekuestrimin e 200 milionë euro të mafias. Mediat në vendin fqinj Itali, bëjnë me dije se pasuria u përket katër biznesmenëve të mëdhenj dhe se janë produkt i veprës kriminale. Aksioni është drejtuar nga Guardia di Finanza dhe Policia e Reggio Kalabria.
Andrea Francesco, 68-vjeç; Surace Michele, 61 vjeç; Surace Giuseppe 35 vjeç dhe Ficara Carmelo, 59vjeç, kanë përfunduar në pranga dhe dyshohen se janë të lidhur me klane mafioze. Ndaj tyre ka pasur një urdhër arresti.
Nga hetimet ka rezultuar se Giordano Andrea dhe Surace Michele, kanë përfituar nga mbështetja e bandave të qytetit.
Bashkëpunëtorët e policisë kanë përshkruar Giordano Andrea dhe Surace Michele si bashkëpunëtorë të Giovanni Teganos, 39-vjeç, anëtar i Ndranghetës.
Mediat Italiane bëjnë me dije se janë konfiskuar kompanitë e ndërtimit që ishin në emër të tyre, përfshirë aksionet në 172 ndërtesa dhe 9 automjete.