Ismail Kadare ka fituar çmimin ndërkombëtar të Letërsisë “Neustad 2020”. Çmimi “Neustad” konsiderohet si NOBELI amerikan, dhe jepet një herë në dy vite. Revista “Literatura Botërore Sot” e Universitetit të Oklahoma të letërsisë dhe kulturës ndërkombëtare, njoftoi mbrëmjen e djeshme se Ismail Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi ndërkombëtar.
Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i Letërsisë së sotme, tha se Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë, dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë”.
Çmimi “Neustad” është çmimi i parë letrar ndërkombëtar në fushën e tij, që ka origjinën në Shtetet e Bashkuara. “Neustad” i jepet një poeti, romanticieri apo dramaturgu dhe fituesit marrin 50,000 dollarë, një pendë shqiponje e argjendtë dhe një çertifikatë.