Jaimui Si-Ung, 73 vjeçe është një nga të paktët persona që kanë arritur t’i shpëtojnë koronavirusit vdekjeprurës.
E moshuara ishte shtetasja e parë nga Tajlanda që u infektua nga koronavirusi, por tashmë ajo është shëruar dhe nuk është më e infektuar. Ajo ishte infektuar me koronavirus gjatë vizitës në qytetin Wuhan, i cili dyshohet të jetë edhe epiqendra e këtij virusi.
Pasi mësoi se ishte prekur nga ky virus, Ung qëndroi për ditë të tëra në spital. Mjekët thanë se infeksioni paraqet efikasitet më të madh tek personat e rritur, por mund të jetë edhe më i rrezikshëm tek personat që vuajnë nga diabeti, astma e sëmundje të tjera të ngjashme.
Në një intervistë për mediat tajlandeze Jaimui Si-Ung tha se fillimisht kishte pasur temperaturë dhe ndihej tepër e lodhur. Kur mjekët e kontrolluan 73-vjeçaren konstatuan se e moshuara vuante nga koronavirusi qysh nga 3 janari.
Gjendja e saj shëndetësore ishte përmirësuar pas tri ditëve të qëndrimit në spital, por ishte mbajtur më gjatë nga mjekët nga frika se mos ndoshta nuk ishe shëruar plotësisht. Përveç Jaimui Si-Ung, një rast i ngjashëm shërimi është regjistruar në Malajzi, ku një fëmijë e moshës katër vjeçe nga Kina arrti të shpëtohet nga virusi.