E mërkurë, 20 Janar, 2021
3 C
Tirana

“Ishte spiuni më i vjetër i Sigurimit”, Agron Tufa publikon dokumentin për shkrimtarin e njohur

Shkrimtari dhe studiuesi i  njohur Agron Tufa, ka shkruar mes një postimi në rrjetin social Facebook se Nasho Jorgaqi, autori i romanit “Mërgata e qyqeve”, sipas tij ka qenë spiuni i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Dragoi”. Më tej ai thotë se mund të ketë qenë spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të Shtetit komunist, të drejtuar nga diktatori Enver Hoxha.

Tufa shkruan më tej se Jorgaqi me veprën e tij mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Ai zbulon ndër të tjera se Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën.

Statusi
Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun!
Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH.
Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës.
Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindra mmijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.
Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.
P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.

NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI”Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik…

Publiée par Agron Tufa sur Dimanche 27 septembre 2020

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...