E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Ishte kthyer nga Spanja/ Momenti i ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë (Video)

Publikohet video e ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 21 majit. 38-vjeçari, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja, u ekzekutua me breshëri para servisit të vëllait të tij.

Siç duken edhe pamjet nga video, autorët të cilët ndodheshin brenda një automjet tip ”Audi”, janë afruar pranë servisit ku Troqe ndodhej me vëllain e tij. Më pas, është ulur xhami në pjesën e pasme të makinës dhe drejt tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Autorët e këtij ekzekutimi janë larguar me shpejtësi, dhe nuk janë arrestuar ende nga policia, duke shtuar faktin se dhe automjeti i gjet i djegur, duke bërë të vështirë gjetjen e provave.

Viktima, pronar i një servisi makinash

Viktima ishte pronar i një servisi makinash dhe një pike dhëniesh skafesh me qira gjatë sezonit të verës. I ndjeri kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Delon Troqe, 38-vjeçari i ekzekutuar
Delon Troqe, 38-vjeçari i ekzekutuar

Kush është Delon Troqe?

38-vjeçari rezulton se është kushëri me një tjetër person të përfshirë në trafikun e drogës. Ai është kushëriri i Elvis Troqe, i zhdukur që prej korrikut të 2018. Nga ajo kohë e deri më sot, prej të riut nuk ka asnjë shenjë. Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda 12 ditëve, ku më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja. Kjo është vrasja e katërt që ndodh në katër muaj në qytetin e Vlorës.

Lexo edhe :   "24 orët vendimtare", drejt zbardhjes vrasja që tronditi Greqinë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...