Një depo armësh është zbuluar në mes të qytetit të Vlorës. Deri më tani janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa, municion, si dhe mina me telekomandë. Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash të përdorura.
Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes këtë të hënë, 12 shkurt.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se një person me mbiemrin Dervishaj ka rënë në pranga. Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen ’10 korriku’, ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit.