Ishte e infektuar dhe udhëtoi me tren, pranga deputetes skoceze

Duket se edhe zyrtarët shtetërore i thyejnë masat që çdo shtet ka vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit.

Dhe ata që i thyejnë këto masa, dënohen! E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Skoci, ku deputetja e Partisë Kombëtare skoceze, Margaret Ferrier është arrestuar nga autoritetet vendase. Arsyeja e arrestimit ka qenë udhëtimi i saj për 400 milje me një tren, edhe pasi kishte rezultuar pozitive me Covid-19.

Ferrier e pranoi se kishte udhëtuar me tren, në vend që të izolohej menjëherë, pasi ka marrë përgjigjen e testimit pozitive.

“Ne mund të konfirmojmë që oficerët arrestuan dhe akuzuan një grua 60-vjeçare në lidhje me sjelljen e fajshme dhe të pamatur. Kjo pason një hetim të plotë nga policia skoceze, për një shkelje të pretenduar të rregulloreve të koronavirusit” , tha një zëdhënës i policisë në Skoci në një deklaratë për media.

Deputetja Ferrier nuk është e vetmja që ka shmangur kufizimet. Më herët ajo vetë i ka bërë thirrje këshilltarit të atëhershëm të Downing Street, Dominic Cummings, të jepte dorëheqjen pasi kishte udhëtuar 260 milje nga Londra në fermën e prindërve të tij në Durham, gjoja sepse askush tjetër nuk ishte në dispozicion në kryeqytet për të mbajtur fëmijën e tij.

Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/uk-news/2021/jan/04/scottish-mp-margaret-ferrier-arrested-over-alleged-covid-rule-breach

Përshtatur nga TIRANA TODAY