E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“Ishte e gjitha ideja e saj”, Samantha Markle fajëson motrën e saj për largimin

Motra e Meghan Marke ka dhënë një intervistë për një televizion britanik , ku ka folur rreth situatës së largimit të dukës dhe dukeshës së Sussex nga familja mbretërore.

Samantha Markle, 55 vjeç është vajza e Thomas Markle (babait të Meghan) nga martesa e tij e parë. Samantha shprehet se vendimi “bombë” i çiftit për t’u zhvendosur në Kanada është marrë nga Meghan dhe jo princi Harry.

Gjatë intervistës së saj për “ITV’s This Morning”, ajo tha se vendimi për t’u larguar nga familja mbretërore, pas vetëm 20 muajsh martese ishte “shkelje e rëndë e detyrës”.

“Princi Harry dhe Meghan kanë mjaft falje për të bërë. Ne nuk po flasim për adoleshentë, po flasim për të rritur që e dinin se çfarë po bënin dhe në lidhje me babanë tim ishte tepër e gabuar dhe tronditëse”, tha ajo, duke përmendur edhe situatën e konfliktit të Meghan me babain e saj.

Samantha tha se në fillim Meghan e pëlqente vëmendjen që merrte nga të qenurit pjesë e familjes mbretërore, teksa e akuzoi Meghan edhe për përdorimin e një theksi britanik fals.

Ajo gjithashtu tha se padia që Meghan ka ngritur ndaj një gazete britanike është ‘qesharak’ dhe e paralajmëroi atë se nëse rasti do kalojë në Gjykatën e Lartë, “e vërteta” do të dilte në shesh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...