E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Ishmi del nga shtrati, përmbyten disa fshatra në Fushë Krujë

Situata sa vjen e bëhet më problematike në disa zona të vendit, reshjet intensive dhe shkrirja e borës së rënë ditët e fundit ka bërë që prurjet në lumenj të shtohen, e tillë është paraqitur situata edhe në lumin Ishëm.

Për pasojë janë regjistruar përmbytje në fshatrat Murqinë dhe Mallkuç të Fushë-Krujës.

Niveli i ujit ne fshatin Murqinë ka shkuar deri në 1 metër, duke ua bërë të pamundur banorëve daljen nga banesat e tyre.

Raportohet se janë rreth 30 banesa te rrethuara nga uji. Ndërkohë dhjetëra hektarë tokë bujqësore gjendet nën ujë.

Kujtojmë që kjo është hera e tretë që fshatrat e Fushë-Krujës mbulohen në ujë, e fundit ishte pak javë më parë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...