E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Ishin futur në shtëpinë e një gruaje, policia arreston 4 hajdutët në Lezhë

Policia ka arrestuar 4 persona të cilët po vidhnin shtëpinë e një shtetaseje në Lezhë.

Në pranga kanë rënë Anton Frroku, 49 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin; Rushan Hysi, 25 vjeç, banues në Tepelenë; Hodo Sinanaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Selamani, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Sipas policisë, grabitësit janë munduar të largohen me makinë, por pas 20 minutash ndjekje policia ka arritur ta bllokojë automjetin.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës, pas sigurimit të informacionit se disa persona po vidhnin në banesën e shtetases F. M., në Shëngjin, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në adresën e dhënë, autorët janë larguar me shpejtësi me automjet duke përfituar edhe nga errësira.

Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, rreth 20 minuta, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Antagut”, në dalje të Shëngjinit, të bllokojë automjetin, së bashku me personat që qarkullonin në të.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, të ushtruar nga Policia, këtyre personave iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 aparat celular i vjedhur në banesë, një trapan që shërben për hapjen e dyerve, 2 palë doreza, 4 kaçavida dhe 3 radio si ato të Policisë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Anton Frroku, 49 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin;
– Rushan Hysi, 25 vjeç, banues në Tepelenë;
– Hodo Sinanaj, 28 vjeç, banues në Tiranë;
– Ardian Selamani, 48 vjeç, banues në Lezhë;

Këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qarkun Lezhë e më gjerë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre.

Lexo edhe :   E përplasi për vdekje dhe e hodhi në kanal, autori arrestohet pas 10 ditësh
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm ajror në burgun e Jemenit, të paktën 70 të vrarë

Të paktën 70 njerëz u vranë në një sulm ajror në një burg, dhe të paktën tre fëmijë vdiqën në një bombardim të veçantë,...

Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi...

Caktohet data për zgjedhjet në FSHF

FSHF u ka dhënë fund dilemave, pasi është caktuar data e zgjedhjeve për president. Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund dyshimeve rreth...

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të...

Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi. Kjo ishte dërgesa e...