E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

“Isha në një marrëdhënie me pëlqimin e të dyve”/Gjykata lë të lirë 66-vjeçarin që u akuzua për ngacmim seksual me një të mitur

Gjykata e Beratit liroi 66-vjeçarin me inicialet R. O., i cili u arrestua për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçari. Për të gjykata caktoi masën “detyrim paraqitje”, ndërsa seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Pedofili 66-vjeç ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, dhe seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve. Prokurori i çështjes, Tasim Puci, i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg”. Prokurori Tasim Puci i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici e prokurori nga 16-vjeçari K.J, që ka rrëfyer ngacmimet seksuale prej disa muajsh. Si dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar.

Gjyqtari Durim Hasa ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. 16-vjeçari e ka denoncuar të moshuarin në polici mbrëmjen e së shtunën, duke rrëfyer gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij R.O, që rezulton të jetë komshiu i tij.

Sakaq, në sallën e gjyqit 66-vjeçari ka thënë se ditën e ngjarjes ishte i pirë dhe se ishte në një marrëdhënie me pëlqimin e të dyve, prej disa kohësh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rindërtimi dhe pandemia/ FMN: Qeveria duhet të ketë plane rezervë

Intervistë me shefen e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun Në rast të një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet të ndërmarrin...

Milan humb yjet, dy lojtarët e rëndësishëm me Covid-19

Milani njofton se Hakan Çakhanoglu dhe Teo Hernandez kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.  Një lajm  i keq ky për kuqezinjtë, që duhet të bëjnë...

E rëndë në Tiranë: Automjeti përplas për vdekje 10-vjeçaren

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme. Një automjet ka përplasur këmbësoren 10 vjeçare e cila ndërroi jetë si pasojë e...

Mosmirënjohja si streha kryesore e delenxhiut

Nga: Genc Pollo “Mosmirënjohja është streha kryesore e delenxhiut”! Ky është perifrazimi që do t’i bëja shprehjes së famshme të kryeministrit britanik të shek. 18...

Aksidenti tragjik te Rruga e Kombit, dalin fotot e 4 viktimave

Katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova, por me qëndrim në Zvicër, humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e 14 janarit, pas një aksidenti në Rrugën...