E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
16 C
Tirana

Ish-zv.kryeministri tregon si mund të ishte bërë më shpejt vlerësimi i banesave

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Ish-zv.kryeministri Gazment Oketa, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u shpreh se banorët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit nuk kanë informacione se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre, nëse do të shemben apo janë të banueshme. Sipas tij, ekspertët që kanë qenë dhe vijojnë punën në terren nuk kanë lënë gjurmë dhe shenja të qarta.

I ftuar në emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, Oketa shtoi se duhet ecur më shpejt me kategorizimin e objekteve dhe operimin e rikonstruksionit të godinave.

“Nga sa unë kam prekur në terren grupet e inspektimit nuk kanë lënë gjurmë apo shenja të sakta për banorët, që ata të kuptojnë nëse janë për t’u prishur, restauruar apo kanë dëmtime serioze. Nuk dua të abuzoj se nuk kam informacion zyrtar, por ajo që kam konstatuar, psh; ekspertët francezë dhe ato izraelitë përdorin të njëjtët shenjat për ato godina që markojnë? Nëse do të shikoni godinat ka shenja me ngjyrë portokalli, diku blu, diku e gjelbër, diku ku është një tabelë që mban logon e bashkisë IKMT me shënimin që kjo është e banueshme. Por ka banesa të tjera ku qytetarët janë të paqartë dhe të pa informuar. Kam vizituar sot dy banesa dhe në gjykimin tim nuk kishte arsye se përse banorët të mos riktheheshin”, tha ai.

Po ashtu, Oketa tregon edhe si mund të ishte bërë më shpejt procesi i vlerësimit të banesave të prekura nga tërmeti.

Lexo edhe :   Shkundet Greqia, një tjetër tërmet i fortë tremb banorët

“Do të kisha bërë një ftesë zyrtare përmes pushteti lokal të gjithë ekspertëve më të mirë të Durrësit, Tiranës, e të gjitha qyteteve për ekspertizë teknike dhe brenda një afati të shkurtër do të ishte bërë e mundur të përcaktoj se cilat objekte kanë dëmtime serioze dhe cilat më të lehta. Unë do të ndaja në dy kategori, e para bizneset e dëmtuara dhe në të tilla momente qeveria ka nevojë për aleatin e parë, median. Por nuk kuptoj si sulmon median kryeministri.

Lexo edhe :   Shkundet Greqia, një tjetër tërmet i fortë tremb banorët

Kategorinë e biznesit do e ndaja duke krijuar raport besimi, që biznesi e di cilët janë inxhinierët më të mirë, dhe ju biznesmenë që jeni dëmtuar mund të operoni me ekspertizë private të riparoni dëmtimet dhe sillni faturat. Duke e lënë biznesin të vetëveprojë, të gjithë energjinë e shtetit do e përqendroja te qytetarët për t’u thënë se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Por edhe objektet e rëndësisë së veçantë nga shkollat, te stadiumet, etj. Kjo do të ndikonte në një administrim më të shpejtë të krizës”, deklaroi Gazment Oketa.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH-ja në alarm për Italinë: E para në Europë për rastet e reja me Covid

Organizata Botërore e Shëndetit, (OBSH) ka bërë me dije se Italia mban rekordin europian të rasteve të reja pozitive me Covid, të regjistruara gjatë...

Xi Jinping uron Biden-in: Kina dhe SHBA-ja të shmangin përplasjet

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, të mërkurën e përgëzoi presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhje. Në telegramin e tij,...

Komuna e Prishtinës do të ndihmojë financiarisht të infektuarit me koron*virus

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për të ndihmuar financiarisht të infektuarit me koronavirus. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Ja pse dështojnë ligjet kundër duhanit në Ballkanin Perëndimor

Nga Nikola Gjorgjevic “Emerging Europe” Për shumicën e evropianëve perëndimorë, ditët dhe netët e shpenzuara restoranteve, bareve dhe klubeve të mbushura plot me tym, kanë...