E enjte, 27 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Ish-trajneri i Interit: Cassano vlen zero si person, është gënjeshtar

Antonio Cassano ka befasuar pak ditë më parë me deklaratën e tij se në një përplasje me ish-trajnerin e Interit, Andrea Stramaçonin kishte pasur një konfrontim fizik. “Vështirë të kem arritur në karrierën time që të kapem me duar me dikë, por me atë ishte e drejtë që ta bëja. Ishte një person që nuk më pëlqente, më i keqi që kam takuar ndonjëherë në karrierën time në futboll”.Por pasi ky detaj ka dalë në media, edhe “Strama” ka vendosur që të kundërpërgjigjet, por duke akuzuar si gënjeshtar Cassanon: “Tani ka ardhur koha që të flas edhe unë, sepse nuk e pranon dot që e vërteta të shtrembërohet. E vërteta e sherrit është shumë e thjeshtë…Një person tek Interi, në atë periudhë, më shpjegoi se Cassano kishte nisur që të fliste hapur keq për mua, me shokët e skuadrës dhe me pjesëtarë të stafit të klubit. Brenda qendrës stërvitore ai kishte nisur një aksion kundër meje, ndërtimin e klaneve kundër meje, madje duke nisur që të bënte edhe politikë ‘pro Maxarrit’, duke nënvizuar se sa i zoti ishte Valteri kundrejt meje.Cassano po punonte për të më larguar mua dhe për të promovuar Maxarrin, sepse kishte frikë se sezonin e ardhshëm, unë nuk do ta kisha konfirmuar, ndërsa ishte i bindur se do të bënte pjesë në planet e Maxarrit. Një ditë pasi mësova këtë, e prita në fund të ndeshjes, u përballëm sy më sy dhe ai e mohoi gjithçka kishte bërë, si gënjeshtar dhe person falso që është.Ia thashë në sy që vlente zero si person, sepse nëse nuk do të kishte qenë për mua, Cassano nuk do shkelte kurrë tek Interi. Dhe sa për të më vënë duart në trup mua, edhe kjo është një gënjeshtër e madhe e tij, sepse as tentoi të më afrohej. Kjo është e vërteta e vetme”, theksoi Andrea Stramaçoni.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa nga 360 mijë banorët e rritur të 6 bashkive do të votojnë?

Nga: Eduard Zaloshnja Ministria e Brendshme ka publikuar sot listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për 6 njësitë qeverisjes...

Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka caktuar si drejtues politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së partisë Roland Bejko. Është Sekretari i Përgjithshëm,...

Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës, dhe i jep urdhrin e prerë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar sot Drejtori i ri të Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha. Ky i fundit e mori këtë detyrë,...

Lulëzim Basha, kryetar për dyqind lekë

Nga: Lorenc Vangjeli Tridhjetë e kusur vite më parë, dyqind lekë, (të rinj), ishte paga minimale e 15-të ditëshit për një punëtor. Me aq para,...

Basha ia beson Shkodrën Alibeajt

Kryedemokrati Basha ka emëruar si drejtues politik në Shkodër deputetin Enkelejd Alibeaj, pas dorëheqjes së Helidon Bushatit. Basha ka zgjedhur si drejtues politik të qarkut...