Politikë

Shkëlqim Hajdari: “Prokurorët e çështjes ‘Tahiri’ duhet të merren të pandehur nëse…”

               Publikuar në : 22:28 - 10/09/19 M. S

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh në “Repolitix” se çështja  e Tahirit do kalojë një kalvar të gjatë derisa të mbyllet plotësisht, kjo për shkak se për të është pranuar gjykim i shkurtuar. Ai tha se nëse prokurorët e çështjes nuk e ankimojnë vendimin e gjykatës, do duhet të merren të pandehur.

“Kjo çështje do të gjykohet edhe në nivel të dytë. Në një çështje të tillë me një grup të strukturuar kriminal, të gjithë rastet e rënda që marrin gjykim të shkurtuar, ankimohen nga prokurorët. Ndryshe ata prokurorë duhet të merren të pandehur. Dënimin politik Saimir Tahiri e bëri vetë. Dha dorëheqjen. Tani jemi në proces penal. Por gjyqi do prova”, tha Hajdari.

Më tej ish-prokurori tha se gjërat duhen parë me optimizëm. “Mos prisni pesimizëm nga unë. Unë nuk do ta fus kurrë popullin në pesimizëm. Ose ndryshe ky vend nuk bëhet kurrë”, deklaroi Hajdari më tej.

Procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, po shkon drejt fundit. Sot Tahiri nuk ka fshikulluar gjatë procesit vetëm prokurorët, duke i thënë se po e akuzojnë me aludime dhe pa fakte, por mbi të gjitha edhe ministrat që qëndrojnë tani përkrah Edi Ramës. Pas 7 orësh, gjyqi u shty për në datën 19 shtator.

 

Ish-prokurori Hajdari tregon çfarë ndodh nëse Tahiri shpallet fajtor

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT