Diego Armando Maradona është nderuar nga qyteti i Napolit, duke u shpallur “Qytetar Nderi”.
Në ceremoninë e nderimit ishin të ftuar mera të rëndësishëm të futbollit të Napolit, ndërsa u vu re mungesa e ish-presidentit Corrado Ferlaino, i cili e rriti legjendën e Maradonës te Napoli, pasi e bleu argjentinasin në 1984.
Mediet italiane janë interesuar për mospraninë e Ferlaino, duke e telefonuar këtë të fundit.
Ish-presidenti është përgjigjur me qetësi se po shijon pushimet e tij “të shenjta” në Vlorë, prandaj nuk ka mundur të jetë i pranishëm.
“Nuk do të jem në shesh, jam në barkë me disa miq në Shqipëri, në Vlorë. Do të kisha shkuar në një datë tjetër, por i cilësoj të shenjta pushimet e mia”, shpjegoi Ferlaino për mediat italiane, duke zbuluar se ndodhet në bregdetin shqiptar.