E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Ish-ministrja tregon arsyet pse u ftua Fatos Nano në Kongresin e PS

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 u pyet për ftesën e Fatos Nanos nga Partia Socialiste, teksa po fliste për Kongresin që do mbahet ditën e nesërme.

Kumbaro tha se Nano është një figurë historike e PS dhe për këtë arsye është ftuar.

“Fatos Nano është një figurë politike historike për Partinë Socialiste. Ne nuk kemi ftuar vetëm atë, por më herët ka qenë i ftuar edhe shkrimtari Dritëro Agolli, figura historike si Servet Pëllumbi etj., të cilët kanë dhënë kontribut të madh në PS”, tha ajo.

Ish-ministrja Kumbaro foli edhe për përgatitjet që po bën Partia Socialiste për zgjedhjet lokale, ndërsa shprehet se kandidatët e Bashkive dalin nga diskutimet që bëhen në bazën e Partisë Socialiste, por edhe nga sondazhet që realizohen. Ajo theksoi se opozita proteston nga frika e reformës në drejtësi, kurse tha se protesta e tyre nuk është e njëjtë me atë të studentëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...