Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për shkarkimin e prokurorit Ramadan Troci nga detyra. KPK vendosi shkarkimin e Trocit, pasi kishte probleme me pasurinë. Por Manjani ka një tjetër argument, dhe këtë e lidh me mafien në pushtet.
Në komentin e radhës në Facebook, ai bën me dije se vendimi i sotëm i KPK, është goditja tjetër e rëndë e proçesit të rregullt ligjor të Vetting-ut. Në fund ai e vulos mesazhin duke thënë se drejtësia kontrollohet nga Rilindja.
Pak më herët, KPK shkarkoi nga detyra prokurorin Ramadan Troci, të cilit i janë gjetur disa shkelje në deklarimin e pasurisë. Prokurori që arrestoi ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe ish-kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, nuk e kaloi Vettingun.