E enjte, 17 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Ish-kryeministri turk sfidon Erdogan, formon një parti të re

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka themeluar një parti të re politike të enjten, hap që tregon sfidimin e partisë në pushtet të presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Davutoglu ka dërguar edhe zyrtarisht aplikacionin për të formuar partinë “Partia e së Ardhmes”, ka raportuar gazeta, Cumhuriyet.

Ai pritet të bëjë publik lajmin për partinë të premten.

Kjo është një nga dy partitë që do të krijohen nga ish-aleatët e Erdoganit, në kohën e raportimeve për mospajtime brenda partisë së tij, të cilën Erdogan e drejton me një stil autoritar.

Ali Babacan, ish zëvendës-kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Ekonomisë, ka bërë të ditura planet për krijim të partisë së re.

Urgjenca e formimit të partive të reja vjen në kohën kur në Turqi janë rritur zërat për ulje ekonomike dhe shifra të larta të papunësisë.

Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit ka humbur kontrollin e qyteteve kryesore në Turqi, Stambollit dhe Ankarasë, në zgjedhjet lokale të këtij viti./ REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Superhero me probleme ankthi? Reynolds flet për personazhin në film dhe veten

Ryan Reynolds këmbëngul se nuk ka motive të caktuara propagandistike pas personazhit të tij ironik Michael Bryce, i cili është në terapi në filmin...

“U eleminua për larje hesapesh”, detajet e rënda për 25-vjeçarin

25-vjeçari Fridman Xhaferraj u eleminua për larje hesapesh. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Korçës, pas hetimeve të kryera për ngjarjen e rëndë...

Eriksenit do t’i vihet një ICD në trup që t’i godasë zemrën po ndaloi përsëri

Kristian Eriksen do të pajiset me një aparat ‘starter’ për zemrën, sipas konfirmimit të ekipit kombëtar danez. Mesfushori i Interit u rrëzua në fushë gjatë...

Albioni, djalit që iu rikthye buzëqeshja nga shqiptarët dhe “Fundjavë Ndryshe”

Albion Hyka, 3 vjeç, është një ndër fëmijët që iu rikthye buzëqeshja nga shqiptarët dhe “Fundjavë Ndryshe”. Djali i vogël pritet që ti rikthehet normalitetit,...

Euro 2020/ Ndeshja e parë e ditës, Ukrainë-Maqedoni V, 5 shqiptarë në fushë

Raundi i dytë i ndeshjeve të fazës së grupeve vazhdon sot me dy grupe të tjera, teksa Holanda dhe Austria kërkojnë matematikisht kualifikim që...