Ish- kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe se Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht.
Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, do të ketë shansin që më 17 korrik të paraqesë provat për lirinë me kusht.
Sipas BalkanWeb, Çaushi ka deklaruar se tashmë është rehabilituar. Ai ka thënë se nëse del nga burgu do të punojë pasi ka dhe fëmijë të mitur për të rritur.
Raportohet se kërkesa i është dërguar Gjykatës së Korçës, me pretekstin se Zani Çaushi ka plotësuar vitet e caktuara në burg dhe mund të përfitojë lirinë me kusht.
Zani Çaushi ishte një nga emrat më të famshëm të bandave të Vlorës në vitin 1997, përgjegjës për shumë vrasje të kryera nga banda e tij si dhe grabitje e vjedhje.
Myrteza Çaushi është dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh.