E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Ish-konkurrenti i “Big Brother”: Hyrja e Romeos prishi raportin Donald-Beatrix

Pas spektaklit të së premtes, Beatrix i ka vënë në dukje Donaldit të gjithë pakënaqësitë. Gjatë javëve të fundit është reflektuar edhe një largim mes të dyve, por Beatrix e ka shfaqur edhe më shumë lëndimin. Ish-konkurrenti Ardit Çuni, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Fun Club”, tha se Donaldi është distancuar në raportin në çift. Sipas tij, kjo ka ndodhur pas hyrjes së Romeos në shtëpi.

“Shpresoj që Trixa mos të jetë personi që do lëndohet, mos të dali e lënduara në këtë histori. Nuk po them që Donaldi po e bën kastile, ose po e bën me një qëllim të caktuar sepse s’ka diskutim që Donaldi e ka humbur deri diku atë orientimim dhe po bën gjëra realisht si po i ndjen në moment, pa e menduar sa do të ndikojë te finalja e tij, çmimi i tij, e shumë të tjera”, ka thënë ai.

Mendon që Donaldi e ka shkëputur komplet fokusin nga loja dhe po jeton emocionet e tij?

“Nuk mendoj që po e bën me qëllim, nuk mendoj që Donaldi po i ndjek më qëllimet. Nëse në fillim Donaldi hyri dhe e dinte qëllimin dhe që çmimi është aty, tani nuk mendoj më që e ka atë gjënë si kryesore, e ka humbur pak orientimin drejt çmimit.

Ama shikoj krisje në marrëdhënien e tyre, siç pritej nga publiku. Donaldi është distancuar, arsyet nuk di të t’i them se nuk jetoj në shtëpi më, por ndoshta që nga momenti që takoi Romeon.

Do të thoja që nëse ka marrë një mesazh që të distancohet dhe të veprojë menjëherë të nesërmen, del i dobët nga të dyja anët”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...