Ish-këshilltarja e Sali Berishës në kohën kur ishte kryeministër i vendit, Zana Guxholli u shpreh se Shqipërisë i mungojnë strukturat dhe përgatitjet për t’u përballur me fatkeqësi natyrore. Për këtë arsye, sipas saj qeveria nuk e menaxhoi siç duhet situatën pas tërmetit të 26 nëntorit.
Duke iu referuara faktit që vendi ynë ka aktivitet të lartë sizmik, Guxhollin theksoi teksa ishte e ftuar në emisionin “Pa Protokoll” se asnjë nga qeveritë nuk e ka marrë seriozisht këtë problem.
“Asnjë nga qeveritë nuk e ka marrë kaq seriozisht problemin sizmik, kur Shqipëria është ndër vendet me sizmikë të lartë dhe asnjë përqasje nuk shkon në linjë me këto. Mungojnë standardet rregullat organet e kontrollit, të certifikimit, ndëshkimit, ka konflikt interesi, qeveria edhe kolaudimin ua ka lë në dorë ndërtuesve, dhe që ne e dimë mirë që në një vend të vogël, njohim njëri tjetrin dhe kolaudimi bëhet sikur e do ndërtuesi. Tani tragjedia po kthehet në komedi”, deklaroi Guxholli.