E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Ish-gjenerali turk: Nëse Greqia merr avionët F-35, do sulmojmë me raketat ruse

Ish-gjenerali i Ushtrisë turke, Nexhat Eslen ka folur për spekullimet se Greqia po merr avionët F-35 në për të luftuar Turqinë.

Në një intervistë, ai është shprehur se nëse Greqia mendon që t’i përdorë këto avjonë, ata do t’i përgjigjen me raketat S-400, të blera në Rusi.

Më tej, ai ka thënë se Turqia nuk ka për të hezituar në lidhje me përdorimin e këtyre raketave nëse sulmohen. Në fund Elsen shtoi se për të kthyer balancën në rajon mund të merren shumë masa të ashpra.

“Nëse Greqia blen avionët F-35 ne do të përdorim sistemet raketore S-400 kundër tyre. E gjithë bota e di që këto avionë nuk janë të padukshëm ndaj sistemeve raketore ruse dhe ne do t’i përdorim ato pa hezitim kundër Greqisë“, u shpreh Necat Eslen.

Greqia disa ditë më parë i ka dërguar një kërkesë SHBA-së për të blerë 18-20 avionë të tipit F-35, në mënyrë që të mbrohen nga reagimët dhe “sulmet” e Turqisë. Ndërsa, Turqia raketat S-400 i ka blerë nga Rusia pa lejen e NATO-së dhe deri tani ka kryer vetëm një testim të tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...