E martë, 26 Janar, 2021
8 C
Tirana

Ish-futbollisti i kombëtares kuqezi dënohet me burg

Ish-futbollisti i kombëtares kuqezi Klodian Duro u arrestua në datë 27 mars. Ai u kallëzua nga ish-bashkëshortja e tij, e cila e akuzoi për dhunë në familje dhe përndjekje.

Ish-bashkëshortja ka marrë më herët urdhër-mbrojtje nga Gjykata ndërsa procesi i divorcit të çiftit Duro ndodhet në Apel.

42-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga ish-bashkëshortja, duke argumentuar se në shtëpinë e saj ka shkuar vetëm për të takuar të bijën, të cilën nuk e shihte prej kohësh.

Duro qëndroi vetëm pak ditë i arrestuar dhe hetimet vazhduan me të në gjendje të lirë.

Gjithsesi, sot është marrë vendimi me burg.

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me gjashtë muaj burg ish-futbollistin e kombëtares, Klodian Duro për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është katër muaj burg, shkruan “abcnews.al”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e parë pas 3 viteve mungesë. Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve për Kodin e Procedurës Penale. Lajmi do të...

Kosovë: Aprovohet vendimi i KQZ-së, Albin Kurtit i mohohet kandidimi

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në këtë institucion, pas moscertifikimit të listës së...

A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

Nga: Agim Baçi Përvoja na kujton një të vërtetë të rëndësishme, që qeveria e përgjegjshme nuk vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Ajo vjen së pari përmes...

Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t'i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në...

Ndihen lëkundje tërmeti në vend

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter ka lëkundur vendin tonë. Sipas asaj që raporton Qendra Sizmiologjike Europiane për Mesdheun, epiqendra e lëkundjeve...