Ish-futbollisti i Interit nuk pendohet që rrahu prindërit: Do të dal fitimtar!

Fredy Guarin është arrestuar nga Policia në Kolumbi për shkak të dhunës në familje.

Ish-mesfushori i Interit kishte ushtruar dhunë mbi prindërit e tij, teksa policia e largoi futbollistin në mënyrë të dhunshme, ku edhe dukej i gjakosur.

“Sot përballem me një betejë të vështirë në jetën time, por jam i sigurte që me ndihmën e zotit dhe të gjithë atyre që më njohin do të dal fitimtar”, shkroi Guarin.

“Vlerësoj thellësisht nga zemra të gjitha mesazhet mbështetëse që kam marrë nga ju, që më bëjnë të shpresoj se do të përmirësohet gjithçka ditë pas dite. Do të vazhdoj të punoj ndershmërisht”, deklaroi Fredy Guarin.