Banorët e Astirit vazhdojnë rezistencën kundër shembjes së shtëpive të tyre, ku prej pesë muajsh ndodhen në protestë. Në krye të protestës qëndron ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili i kujton kryeministrit Rama se i ka ardhur fundi.
“Ne nuk na ka mbetur asgjë tjetër për ti thënë këtij njeriu. Në fakt ti nuk je kryeministri i askujt. Je në arrati, dhe të kërkon drejtësia. Ju ftoj të qëndrojmë këtu në këtë protestë që do të hyjë në histori, për këtë protestë që ishte protesta që ndezi të gjitha protestat.
Nga këtu do të vij fundi i Edi Ramës. Ju ftoj të thërrrisni njerëzit tuaj, që ti bashkohen protestës. Të bashkohemi në datën 13 për ditën e fundit të Ramës, dhe ditën e parë të qeverisë së re”, ka thënë ndër të tjera Klevis Balliu.