Stil

Ish-deputeti plas ‘bombën’: Në Parlament shkonim për gallatë (VIDEO)


               Publikuar në : 21:56 - 21/10/19 M. S

Teksa ka folur për eksperiencën e tij si deputet, Eduart Ndocaj surprizoi publikun në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, kur tha se shkonte në Kuvend për gallatë.

Ai ka pranuar publikisht se vetëm të enjten e parë ka ndjerë emocionet e forta, e më tej i është dukur se po shkonte në një vend për tu argëtuar.

Më tej, me doza të forta ironie, Ndocaj ka thënë se politikanët shqiptarë kanë 30 vite që vallëzojnë me popullin shqiptarë.

Alketa Vejsiu: Eduart kam një pyetje. Cila sallë është më interesante, salla e Parlamentit të Shqipërisë, apo salla e vallëzimit të “Dance With Me”?

Eduart Ndocaj: Absolutisht këtu është emocionante. Me të thënë të drejtën, vetëm të enjten e parë kam ndjerë emocion aty, pastaj shkonim për gallatë.

Alketa Vejsiu: Unë them që duke shkuar drejt finales së “Dance With Me”, ti Genti mund të më ndihmosh bashkë me Eduartin, sikur të shkojmë njëherë në Parlament, t’i bëjmë ata politikanët që të vallëzojnë, nuk do të ishte ide e keqe. Se ata vetëm zihen, më mirë të vallëzojnë është më konstruktive.

Gentian Zenelaj: Po shiko, duhet të vallëzojnë të kombinuar, një i PD, një i PS-së.

Alketa Vejsiu: Po sigurisht, vetëm ashtu ka kuptim.

Eduart Ndocaj: Në fakt ata nuk përdorin muzikë, po kanë 30 vjet që vallëzojnë me ne.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT